SIBERI

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Buriazia, në Siberinë lindore, në ditët e para të vitit, kur termometri ka shënuar temperatura nga -34 në -49 gradë nën zero.

Lajmin e bën të ditur Komiteti investigativ rajonal, i cituar nga mediat ruse, sipas të cilave tek të gjitha viktimat është gjetur një sasi e lartë e alkoolit në gjak.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb