GREQI

Jo vetëm Shqipëria, por pjesa më e madhe e Evropës është përshirë nga moti i keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Tre persona vdiqën në Greqi si pasojë e të ftohtit ekstrem që po përjeton vendi.

Tre persona, dy burra dhe një grua të cilët ndodheshin në makinë në momentin kur u përfshinë nga përmbytjet në afërsi të Athinës.

Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.

Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë Celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: