LIBRAZHD- Blutë e Librazhdit kanë vënë në pranga sot një 24-vjeçar, të cilit ju gjetën 81 kallëpe tritol. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi Arianit Blloshmi nga fshati Sopot.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vilan”, efektivët e Komisariatit të Librazhdit kanë zbuluar në banesën e të riut në fshatin Sopot, një sasi të konsiderueshme lënde plasëse, prej 81 kallëpesh tritol. Dyshohet se 24-vjeçari do ta shiste tritolin tek persona të tjerë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb