TROPOJË-Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi i është gjendur një armë pa lejë në banesë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Martin Vukajn, banues në fshatin Shengjergj në Njësinë administrative Lekbibaj.

NJOFTIMI I POLICISË
I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet një armë zjarri, tip “Zastava” së bashku me tre fishekë.
Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo mbajnë armë zjarri pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Martin Vukaj, 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip “Zastava” me 3 fishekë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: