TIRANE

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov si dhe një sasi fishekësh.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arma e zjarrit, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb