Katër shtetas gjeorgjianë janë shpallur në kërkim në lidhje me një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në zonën e iosh-Bllokut në Tiranë, ku një taksisti iu vodh një shumë prej 2oo mijë eurosh.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se pjesë e grupit kanë qenë katër persona. Dy kanë shkuar me motor te makina e taksistit në ish-bllok, ndërsa dy të tjerë i kanë pritur me makinë te stadiumi Dinamo. Pasi kanë kryer grabitjen, kanë shkuar te makina dhe kanë lënë motorin aty dhe janë larguar.
Policia ka sekuestruar motorin, i cili rezulton se i është blerë një shtetasi rus nga gjeorgjianët.
Policia ka dyshime se pjese e grupit të gjeorgjianëve mund të jenë edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për transportimin e parave.
(BalkanWeb)