Hansi Flick, trajneri i Barcelonës foli në konferencën për shtyp për Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët ende nuk janë regjistruar. Flick, u shpreh se edhe pse të dy futbollistët janë ftuar për në ndeshjen e Superkupës ndaj Bilbaos, nuk do të luajnë.
“Unë nuk mendoj se ata do të luajnë nesër, por ne do të presim deri në fund. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të presim.”
A ju vë në një pozitë të vështirë ky rast?
“Siç thashë më parë, nuk është aq e lehtë për ne që të mos kemi në dispozicion dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Ata janë përmirësuar shumë: Dani Olmo është një lojtar i shkëlqyer, sigurisht që do të na mungojë. Por ne duhet të ecim përpara dhe kjo do të na jep mundësinë të jemi më të bashkuar si ekip”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)