Një 52-vjeçare në Itali ka tentuar të vrasë kolegun e saj të punës duke i hedhur acid klorhidrik në shishen e ujit.

Viktima, një 40-vjeçar, e kishte kuptuar në gllënjkën e parë që diçka nuk shkonte dhe kishte pështyrë. Burri përfundoi në spital me djegie të acidit në gjuhë dhe pas 3 ditëve kurim mësohet se është mirë.

Ndërkohë karabinierët e San Donato Milanese, në Jug të Milanos, kanë identifikuar dhe arrestuar personin përgjegjës, që tani akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkruan “tgcom”.

Kjo ngjarje zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë që 52-vjeçarja sulmonte kolegët e punës.

Përveç 40-vjeçarit, një tjetër koleg ka dëshmuar se një sërë aktesh të persekutimit janë kryer kundër tij, si thirrje telefonike anonime, përndjekje, vandalizim të makinës dhe mureve të jashtme të shtëpisë.

Një fakt i tillë u konfirmua nga policia pas verifikimi të celularit të 52-vjeçares.

Gjithashtu nga smartfoni i saj, gruaja kishte bërë disa hulumtime mbi acidet kryesore në treg (sulfurik, muriatik dhe hidroklorik) dhe karakteristikat e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës asaj iu gjetën të fshehura një seri kanaçesh me llak, me të cilat dyshohet se kishte zhgarravitur makinën dhe shtëpinë e kolegut.

Policia gjeti gjithashtu një shiringë të përdorur nga gruaja për të injektuar acid klorhidrik në shishen e uji të kolegut të saj.

Në polici mësohet se 52-vjeçarja nuk i ka pranuar krimet, duke thënë se është e pafajshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb