Granit Xhaka kërkon një mundësi për të treguar veten. Ish-kapiteni i Arsenalit, i ndarë në shtëpi me klubin e tij, ka folur për radion zvicerane SRF, duke deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në ekip dhe të përballet me situatën.

“Kam një ide të qartë sesi gjërat duhet të shkojnë dhe Arsenali e di. Kam një kontratë dhe do isha i lumtur të rikthehesha në dispozicion të ekipit në mënyrë për të ndrequr gjërat. Do të gjendet me siguri një zgjidhje sepse nuk mund ta pranoj atë që më ndodhi mua”. Në ditët e shkuara, trajneri Unai Emeri pranoi se Xhaka mund të mos luante më kurrë për Arsenalin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb