I afruar në formë huazimi nga Napoli, Victor Osimhen do të qëndrojë në Turqi të paktën deri në fund të sezonit. Diçka të tillë e tha vetë sulmuesi, i cili u pyet nga disa tifozë të Galatasaray-t teksa po largohej nga qendra sportive.

“Sigurisht që do të qëndroj këtu deri në fund të sezonit”- mësohet të ketë thënë nigeriani. 25-vjeçari ka luajtur deri më tani 5 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.  Osimhen ka luajtur më parë për Charleroi dhe Lille.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb