Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar një e moshuar.
Gazetarja Brikena Metaj raporton per BalkanWeb se behet fjale për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila është dhunuar nga një person i paidentifikuar.
Dhunuesi ka rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata. E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal Omer nishani.
(BalkanWeb)