Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe anëtari i Kryesisë të Partisë Socuialiste Ditmir Bushati i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Shqipëria vazhdon që të lëngojë nga probleme të tranzicionit dhe ndaj duhet bërë më shumë për të ndryshuar situatën.

Bushati theksoi se reforma në drejtësi nuk duhet që të shërbejë vetëm që të bëhet gjah ndaj disa njerëzve apo të shkarkohen nga puna disa gjyqtarë e prokurorë, por duhet që në fund të ketë një rezultat për një Shqipëri më të mirë. Sipas Ditmir Bushatit, duhej reforma në drejtësi dhe qeveria bashkë me ndërkombëtarët i hyjnë “detit në këmbë”, kurse kujtoi se një sërë institucionesh sot nuk funksionojnë.


Ditmir Bushati: Nuk besoj se PS ka frikë të shkojë në zgjedhje të parakokshme, pasi PS thuajse gjithmonë, përpos 1992, ka qenë forcë e parë politike në vend. Kur them që duhet pakt kombëtar, nuk nënkuptoj as marrëveshje, sepse marrëveshjet janë bërë në këtë vend dhe përfundimi ka qenë siç e dimë. Unë jam në PS dhe dua që Partia Socialiste të ketë një mandat të tretë por unë dua më shumë drejtësi, më shumë të mira për popullatën.


Ne në Shqipëri na shqetëson korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe ndaj duhet të ulemi që t’i flasim të tilla çështje. A kemi ne njerëz që të ndër-veprojnë me instancat europiane. Duhet që të kemi depolitizim, ku të punësuarit nuk duhet të pyesin as kryeministrin, askënd e të vazhdojnë të jenë aty për sa kohë i përmbahen ligjit.  Debati nuk është vetëm shqiptar, por më i gjerë, që ka të bëjë me vlerat.


Fatos Lubonja: Unë mendoj se Bushati foli pak me gjuhë të ashpër ndaj opozitës. Rama kur mori pushtetin e largoi fare opozitën. Edhe unë kam qenë kundër që opozita të djegë mandatet, por kjo opozitë ka pasur arsye reale. Këtu kemi një ide shqiptare, që unë kur marr pushtetin, kontrolloj gjithçka, edhe Edi Rama funksionon njësoj, edhe njerëzit i kam me vete sepse “opozita janë dele”. PS për mua është kapur nga krimi, sepse janë fuqi ekonomike. Bushati bën fasadën si ministër, dalin në ekrane njerëz pse dinë anglisht, dinë të flasin etj. Ka regres, sepse në PS nuk ka zëra kundër. Regresi ka qenë proces.

Ditmir Bushati: Unë mendoj se Shqipëria meritonte hapjen e negociatave që më 2018. Sa i takon fenomeneve të vjedhjes së votës etj., janë fenomene që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar. Ne si PS dhe partitë e tjera duhet që të flasin për më mirë. Ne duhet të rregullojmë sistemin, aty ku çalon. Donim reformën në drejtësi dhe i hymë detit në këmbë. Kemi probleme anësore, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, kemi kryeprokuror të përkohshëm. Më 2019 duhet që të ngremë Gjykatën Kushtetuese dhe vettingu duhet të na japë të drejtën që të themi se kemi gjykatës të vërtetë. Njerëzit nuk mund të kënaqen vetëm me gjah, por reforma në drejtësi të sjellë edhe rezultate.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb