Muhamed Salah që pas kalimit në “Premier League” ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme dhe duhet theksuar se jo pa meritë pasi 24-vjeçari ka realizuar 21 gola në të gjithë kompeticionet me Liverpul.

Me raportimet e fundit egjiptiani tregon se nuk është vetëm një futbollist klas, por edhe një njeri me zemër të madhe. Sipas sajtit afrikan “King Fut”, numri 11 i Liverpul ka bërë një donacion prej 30 mijë eurosh për shoqatën e ‘Lojtarëve Veteran’ në atdheun e tij.

Përsëri, Salah tregon se është një person me personalitet shumë të lartë pasi kurrë nuk harron se nga vjen. Në një intervistë pak ditë më parë ish-futbollisti i Romës rrëfeu se për të shkuar në stërvitje kur ishte fëmijë në Egjipt udhëtonte për gati 9 orë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb