Një 40-vjeçar u gjet i vetëvarur, pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Leskovik, raporton për Balkanweb gazetarja Lorena Kodra.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se ka qënë një telefonatë e një banori të zonës që ka njoftuar policinë e më pas ajo ka shkuar drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi që e kanë shtyrv të riun drejt aktit final. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leskovik/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb