TIRANË- Denoncimi i atë e bir për gratë e tyre ka sjellë fakte të reja për historinë e familjes Doda nga Librazhdi. Ndërsa Ferdinand Doda, babai i dy vajzave ka akuzuar gruan e tij Enkeledën se ka braktisur fëmijët dhe ka ikur pa asnjë arsye në Itali, i ati i Ferdinandit e ka mbështetur dhe bën fajtore edhe gruan e tij për problemet e tyre.

Por vetë nëna e Ferdinandit doli pro nuses dhe tha se ajo ikur sepse dhunohej nga burri dhe nga vjehrri që është bashkëshorti i saj. Gazetarët e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit në News24 janë lidhur në një lidhje telefonike me babain e Enkeledës i cili mban aktualisht të bijën.

Ai ka akuzuar dhëndrrin dhe krushkun se e ka dhunuar dhe se problemet e vajzës i ka marrë vesh kur ka shkuar në Itali kur dhe i kanë bërë fotot të shenjave të dhunës.

Madje ai tha se Ferdinandi i ka vënë armën në ballë disa herë vajzës së tij dhe se për të gjitha këto do të përgjigjen në gjyq pasi Enkeleda të rikuperohet.

“Largimi nga shtëpia i vajzës ka qenë për disa arsye. E kanë abuzuar. E kanë trajtuar keq, e kanë rrahur. Kur e mora gocën kishte shenjat. Po pres të përmirësohet vajza ime dhe do flasim këtu me avokatët italianë, me të dhënat që kanë marrë atë, shenjat e dhunës dhe më pas do veprojmë.
Unë erdha në Shqipëri, erdhi goca më takoi. Pas nja dy ditësh më telefonoi më tha kur do ikësh. I tregova dhe më tha të vij me ty ca ditë.
Nuk i kam ditur këto gjëra. I kam mësuar kur kam ardhur në Itali. Ferdinandi ka pasur një pistoletë dhe ai ia ka vënë shpesh herë në ballë. Por për të gjitha këto do flasim në gjyq”, tha i ati i vajzës, raporton “BalkanWeb”.

Por në studio Ferdinandi dhe babai i tij Shefki Doda kanë mohuar akuzat dhe deklaruan se çdo gjë shkonte mirë dhe se nuk e kanë dhunuar nusen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb