HIMARE– Një pushues në Himarë është goditur nga një skaf, teksa lahej rreth gjysëm milje larg bregut të detit të Himarës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa policia bën me dije se personi që ka humbur jetën është shtetas rus.

Viktima është Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi.

Viktima ka qenë duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Dyshohet se mjeti ujor i ka kaluar sipër pushuesit i cili po lahej në det, duke i shkaktuar prerje të mëdha në trup, si dhe ka humbur njërën gjymtyrë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërsa, mjeti që e ka goditur është larguar nga vendngjarja.

DEKLARATA E POLICISE
Rreth orës 11:40, midis Himarës dhe Livadhit është parë një person i dëmtuar brenda në det (rreth 50 m larg bregut) dhe me ndihmën e një skafi është nxjerrë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Himarës, vend në të cilin ka nderruar jetë.

Policia identifikon viktimën i cili u gjet i dëmtuar paraditen e sotme rreth gjysëm milje larg bregut të detit të Himarës dhe ndërroi jetë në Spitalin e Himarës për shkak të plagëve të rënda:

Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi.

Viktima ka qenë duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës ka rezultuar se ka marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve.

Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet i shpejtë lundrues, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj.


Pamjet tregojnë mjetet ujore afër bregut dy vite më parë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: