Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së. Fillimisht, ishte kreu i Grupit Demokrat Gazment Bardhi, që numëroi akuza në drejtim të deputetëve të maxhorancës.
Si përgjigje, deputeti i PS Toni Gogu iu drejtua, duke i thënë se “kur të flasë për kolegët socialistë duhet të lajë gojën”. Gogu i tha Bardhit se duhet të “qëronte njëherë e mirë hesapet e tij me kolegët e PD”, duke i kujtuar sulmet që i ka bërë Berishës dhe Nokës.
“Qëndroji njëherë disa akuzave që ke bërë më herët për babin e Zenit, për kolegun Noka dhe pastaj hajde fol me ne socialistët. Ti je mësuar të flasësh nga vendi, të flasësh kot, je mësuar të akuzosh sic akuzohet në rrugë. Zotëri shko te vendi dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët.
Me shumë kujdes me Partinë Socialiste dhe socialistët e kësaj shumice! Unë do të thosha qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë”, u shpreh Gogu.
(Balkanweb)