Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” u pyet nëse janë votat për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Balla tha se maxhoranca aktualisht ka në parlament 74 vota, duke shtuar se beson se ndjeshmëria ndaj aktit të paprecedentë të presidentit Meta do të bëjë që ai të shkarkohet me shumicë votash.

Gazetari Aleksandër Çipa: Nëse nuk i keni votat për të shkarkuar presidentin, çfarë do të bëni?

Taulant Balla: Shqiptarët na kanë dhënë 74 mandate, për ta shkarkuar duhen më shumë vota. Unë besoj se në Kuvendin e Shqipërisë, ndjeshmëria ndaj këtij akti të paprecedent do të bëjë që të shkarkohet presidenti Meta. Unë besoj se e  dinin të gjithë se Meta do ta bënte këtë akt të paprecedent.

Gazetari Erl Murati: Mendoni se shkarkimi i Metës e rrit krizën apo jo?

Taulant Balla: Unë mendoj se Meta nuk meriton më të jetë në atë rol, prandaj duhet shkarkuar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: