“Asnjë flok bore në një ortek, nuk ndjen se ka përgjegjësi”, është kjo thënie e Voltaire, që na e shpjegon qartazi sjelljen e qindra ish-zyrtarëve të regjimit komunist që vazhduan karrierën gjatë tranzicionit. Diktatura ishte një ortek që mori përpara trupa e shpirtra burrash, grash, fëmijësh e të moshuarish. Flokë dëbore në atë ortek ishin edhe hetuesit, gjyqtarët edhe zyrtarët e lartë të pushtetit komunist, madhe edhe shumë intelektualë.

Për këto krime të shqiptarëve mbi shqiptarë, ende askush nuk mban përgjegjësi, as ligjore e as morale. Nëse historia e diktaturës nuk do të kishte përfunduar me termin “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, me siguri retorika e sotme nuk do të kishte qënë e tillë. Për 30 vjet, viktima u barazua me xhelatin, dhe jemi sot në këtë debat të përsëritur me tonte të egra si ato të kohës së diktaturës, që kërcënojnë sa herë tentohet të gërvishtet e shkuara.

Debati për të vërtetën është gjithmonë shumë i vështirë sepse e vërteta është shpesh e hidhur për ta pranuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për histori ku ka shumë viktima. Janë mbi 6 mijë të pushkatuar nga diktatura komuniste për 45 vjet, varret e të cilëve ende nuk dihen. Mijëra të tjerë janë burgosur e internuar. Viktimat ende nuk kanë emra, e debati për të shkuarën bëhet gjtihnjë e më I paqartë.
Në këtë terren, palët përplasen sa herë ka data përkujtimore e sidomos kur tentohet të rishikohet historia e imazhi i ngritur deri në vitin 1990, qoftë për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare e diktaturën, qoftë për palën tjetër, viktimat e krimeve të komunizmit.

Prej 10 vitesh, Agron Tufa është drejtues i Institutit të studimeve për krimet e Komunizmit. Ky institucion ka botuar një kolanë të gjërë me studime për krimet e komunizmit. ISKK është institucion shtetëror dhe si i tillë është i detyruar të japë llogari në parlament. Atje ka ndodhur përplasja e rradhës. Deputeti socialist Spartak Braho, ishte i pari që nisi debatin me Tufën, duke kontestuar studimet që ka publikuar ISKK. Nisi me akuzë për përbaltjen e historisë së Luftës e vazhdoi më pas në akuza të tjera deri në fyerje e kërcënime.

Sa herë tentohet të rrëmohet nëpër të shkuarën gjakatare të krimeve të diktaturës, debati kanalizohet tek imazhi i Luftës Antifashiste Nacional-clirimtare. Këtë akuzë që i vjen nga Braho e të tjerë,Tufa e rrëzon me një fakt të rëndësishëm, gjyshine tij partisan të orëve të para.

E vertëta e gjithëpranuar është se Lufta nacionalclirimatare ishte luftë për lirinë e atdheut e askush nuk mund ta kontestojë gjakun e dëshmorëve që ranë për atdhe. Por diktaura komuniste është krejt tjetër gjë, është vrasje e lirisë, trupit e shpirtir të kombit. Është hipotekë kufomash, që askush nuk mund e nuk duhet ta mbrojë.

Instituti i studimit te krimeve të komunizmit, Nuk ka si objekt të punës së tij historinë e Luftës por historinë e krimeve të drejtuesve të shtetit komunist gjatë 50 viteve diktaturë kur u vranë mijëra shqiptarë e burgosën e internuan miëjra të tjerë, edhe gra, pleq e fëmijë.

Për të gjitha akuzat dhe fyerjet që i adresohen, Agron Tufa ka hapur gjyq për shpifje e fyerje mndaj Spartak Brahos. Tufa shprehet i vendosur të vazhdojë këtë luftë me ata që I quan “ hallka të këpurtura nga zingjiri I diktarës që janë lëshuar në hapësirën tonë të lirisë për tu kthyer në xhelatët e përditshmërisë tone”.

Prognozë sjell përballjen e këtij debati për të shkuarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb