Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” për pastrimin e mjedisit, nuk ngurroi t’i kthente përgjigje edhe ankesave të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

“Shumë nga bashkitë nuk kanë vend të depozitojnë. Nuk mund të operojmë përmes gjobitjeve, bashkitë nuk mund ta bëjnë kështu. Mungojnë fondet për investime dhe operime në nivel kombëtar, duhen bërë me urgjencë”- tha pak më herët Ademi.
Ndërsa Edi Rama tha se çdo kryebashkiak duhet të mbajë përgjegjësi për ndotjen e qytetit të v et dhe këtu përmendi kryetaren e Shkodrës.

“Ju e dini sa e dua Voltanën, dhe duke respektuar praninë e saj, dua të them që këtu nuk ka majtas e djathtas. S’ka lojë me plehra, boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashkët,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: