TIRANE- Një 25-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.6, pasi ka dhunuar në mes të rrugës ish-të dashurën e tij. Burimet thanë se i arrestuari është Marin Nozlli nga Yzberishti, i cili në afërsi të rrugës së “Qelqit” është ndeshur në rrugë me vajzën, më të cilën kishte pasur një histori dashurie.

Pas një debati që ka pasur me të, ai e ka goditur me grusht, ndërsa kanë qenë disa kalimtarë të rastit, që kanë ndërhyrë duke mos e lejuar që i riu të vazhdonte dhunën ndaj vajzës. Kalimtarët kanë lajmëruar në sallën operative të Policisë së Tiranës dhe kanë arritur ta mbajnë 25-vjeçarin derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë e Komisariatit nr.6, që ka bërë arrestimin në flagrancë. Edhe vajza e dhunuar, shtetasja me iniciale G.D., 22 vjeçe, është shoqëruar në Komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe aty ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ish-te dashurin.

Burimet thanë se vajza ka pretenduar se është përndjekur sistematikisht nga Nozlli, i cili i kërkonte nëpërmjet kërcënimeve që të lidhej prapë me të. Vajza ka shpjeguar se ishte ndarë para tre muajsh nga ky person dhe nuk donte që të lidhej prapë me të, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj. Kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes nga 25-vjeçari, i cili ushtronte dhunë, pasi ishte xheloz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: