Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 82-vjeçarit, Paulin Gina në Durrës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Fation Janina, 39 vjeç ka deklaruar se gjithçka ka nisur pasi ai i ka kërkuar të moshuarit t’i kthejë një borxh që i kishte, por se ai në vend që t’ia jepte, i është drejtuar me fjalë ofenduese.

Janina që u arrestua pak më parë, ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se me viktimën janë përleshur për rreth një orë dhe se ka qenë 82-vjeçari ai që donte ta godiste i pari me çekiç.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia  e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb