GJERMANI – Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi kërcënoi të hidhte fëmijën e tij nga ballkoni.

Shqiptari ndërmori këtë akt estrem pasi autoritetet e Krefeldm në Gjermani shkuan të dëbonin familjen e tij prej 5 anëtarësh.

“Westdeutsche Zeitung” raporton se 30-vjeçari fillimisht iu drejtua me thikë oficerëve të policisë madje kërcënimet vazhdonin edhe nga gruaja e tij.

Në tension e sipër, 30-vjeçari ngjitet në ballkonin e qendrës së strehimit të refugjatëve ku jetonte dhe merr njërin prej fëmijëve të moshës 2 e 5 vjeç e kërcënonte se do e hidhte nga kati i tretë.

Autoritetet gjermane treguan se këtë veprim shqiptari e bëri në dëshpërim e sipër pasi nuk e hipi për asnjë moment fëmijën mbi kangjellat e ballkonit.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së qytetit, zyra e emigracionit pritet të aplikojë për dëbim të 30-vjeçarit. Dëbimi i familjes më parë ishte vendosur nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb