VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.


Seksioni i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka realizuar kapjen e të kërkuarit R.H, 52 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.


52-vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë.


Më datë 17.08.2019, shtetasi R.H dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: