TIRANE – Telefoni është kthyer në makth për një 40-vjeçar në Tiranë. Ai ka denoncuar në polici menjëherë rastin pas kërcënimeve të shumta.


Pasi telefonatat u bën të vazhdueshme, 40-vjeçari në fjalë, i është drejtuar autoriteteve duke i treguar se një person i panjohur e shqetësonte në telefon duke e kërcënuar edhe me jetë.


“Më datë 29.12.2017, shtetasi P.GJ, vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se, një shtetas e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, duke e fyer dhe kanosur me jetë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.


Policia po punon për idenftifikimin e dhe kapjen e autorit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb