Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës për ndryshimin e prokurores së çështjes, News24 mëson se pas largimit të prokurores Vasjana Postoli, çështjen po e heton vetë drejtuesja e Prokurorisë Korçës, prokurorja Dhorina Theodhori.

Prokurorja Postoli ndryshoi akuzën për të dyshuarin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Për vrasjen e Egli Progës Denis Meçe është në burg, ndërsa tre personat e tjerë Leonidha Guçe, Arjan Manellari dhe Voltan Shkulaku janë me masë detyrim paraqitjeje për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua në qendër të Pogradecit më 10 gusht të këtij viti.

Teksa ngjarja u mbulua nga dritë hijet, reagimi i parë erdhi 4 ditë pas vrasjes, Prokuroria zbardh dinamikën e ngjarjes, që nga momenti kur është marrë njoftimi për një person të gjetur pa ndjenja në rrugë deri tek regjistrimi i procedimit penal për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’, akuzë kjo e cila nuk u pranua nga familjarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb