Të harruar nga koha dhe cdo pushtet, mbijetesa për banorët e fshatit Llapushaj në Gramsh po bëhet cdo ditë e më vështirë.

E vetmja mundësi për të jetuar aty është bujqësia, por në fshatin ku mjetet primitive dhe forca e krahut janë e vetmja alternativë banorët detyrohen t’i lënë tokat djerrë. Këtu të moshuarit jetojnë vetëm. Në fshatin me banesa shekullore ka kohë që nuk ndërtohet.

Banorëve iu duhet të udhëtojnë me kafshë ose në këmbë për afro dy orë për të mbërritur në stacionet e autobusit në qëndrën Adinistrative Porocan e më pas për të udhetuar drejt Gramshit. Në fshat mungon shërbimi shëndetësor e rrugët e shtruara ndërsa të moshuarit ndihen të braktisur.

 Mungesa e investimeve në shumë fshtra të Gramshit po ndikon fuqishëm që të rinjtë të mos shohin asnjë alternativë jetese duke braktisur vendlindjet e tyre dhe të emigrojnë për një jetë më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb