Të emigruar vite më parë nga Skoreja e Dropullit, janë rikthyer aty dhe janë bërë bashkë për të kontribuuar në rimëkëmbjen e fshatit të tyre. Shoqata vëllazërore e Skoresë “Lindja e Hyjlindëses”, që ishte nismëtarja e kësaj inisiative, e mbeshtetur nga Birra Korca, përuroi një sërë ndërtimesh të reja në fshat, si kendi i lojërave për fëmijë, qendra komunitare, qendra për kujdes shëndetësor e të tjera.


Kryetari i shoqatës vëllazërore, Alkiviadh Dale, falenderoi sponsorët që mbështetën jetësimin e dëshirës e tyre.



Skoreotët të ardhur edhe njëherë nga Greqia pas shumë vitesh thanë se mungesa e rrugës, e izolon krahinën dhe fshatin e tyre duke bllokuar çdo lloj investimi të mëtejshëm dhe sduke bërë të vështirë ose të pamundur shrytëzimin e pasurive natyrore të zonës.

(BalkanWeb)