Barcelona arriti të mposhte thellë me poker golash 0-4 skuadrën e Realit të Madridit, duke hedhur kështu fuqishëm kandidaturën për të rikthyer titullin kampion në Barcelonë, pas dominimit të Realit sezonin e fundit.

Protagonisti i kësaj sfide  Robert Lewandovski, i cili duket i rilindur me fanellën e Barçës këtë sezon, u shfaq më shumë se i lumtur në përfundim të ndeshjes: Gjëja më e rëndësishme për ne sot ishte që fituam, duke zhvilluar një lojë shumë ofensive, pavarësisht kë kishim përballë. Ndjehem krenar dhe i lumtur, jo vetëm për dy golat e realizuar, por kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën. Nuk është e lehtë të shënosh 4 gola në këtë stadium”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: