Sulmi barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka sjellë reagimin e kolegëve të tij. Fillimisht ishte Dhoma e Avokatisë që dënoi ngjarjen. Kolegë të shumtë të Mëngjesit kanë shprehur solidaritet me të, ndërsa i kërkojnë organeve ligjzbatuese të arrestojnë autorët dhe të japin dënim shembullor për ta.
Një postim prekës është ai i koleges së Sokol Mëngjesit, avokate Xhoi Nela e cila teksa lutet që avokati të dalë sa më shpejt nga gjendja e rëndë shëndetësore, shton se djali i tij i mitur e pret ta shoqërojë për në kopsht siç bënte çdo ditë, deri mëngjesin e një dite më parë.
“Lutem Zotit të shpëtoj jetën e Avokatit Sokol Mengjesi që djali i tij i vogël të shkoj sërisht në kopësht me babin e vet 🙏 Uroj shërim të shpejtë miku im dhe të na rikthehesh shpejt mes nesh”, shkruan Nela në Facebook.
Pikërisht teksa dilte nga dera e kopshtit ku kishte lënë djalin e tij në zonën e ish-bllokut, avokati u godit me dorezë hekuri, grushte dhe shkelma nga Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, ndërsa dy të tjerët dhe Romario Tabaku i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes, ndodhen ende në kërkim.
Postimi
Dhunë barbare ndaj AVOKATIT, ndaj një funksionari publik! Ndaj njeriut model në cdo dimension, si profesor, si avokat, si prind dhe si mik.
Kjo ngjarje ulëret pasiguri për jetën, drejtësinë dhe shtetin, duke mbjellë terror në gjjthë vëndin!
Autorët e krimit, GUXIMTARET që nuk ju trëmben as ligjit e as shtetit, në mes të metropolit kryen pa-frik aktet e dhunshme barbare, sulmin agresiv ndaj AVOKATIT.
Kush do i mbroj guximtarët e ligjit dhe të shtetit?! Sërisht një Avokat !!!!!!!!
Dhuna ndaj kolegut tim , i cili përfaqëson dhe mbron cdo ditë të drejtat e qytetarëve është një alarm për sigurinë e të qënit funksionar publik dhe qytetar i këtij vëndi.
Krimi ka sunduar mbi cdo institucion të ligjit dhe mbi këdo.
Lutem Zotit të shpëtoj jetën e Avokatit Sokol Mengjesi që djali i tij i vogël të shkoj sërisht në kopësht me babin e vet 🙏
Uroj shërim të shpejtë miku im dhe të na rikthehesh shpejtë mes nesh 🙏
Prej mesditës së djeshme avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje koma, në reanimacionin e spitalit të Traumës, në Tiranë.
(BalkanWeb)