ITALI

Ka përfunduar karriera e dy vëllezërve binjakë në Itali, të cilët merreshin me vjedhje thuajse në mbarë Italinë dhe deri më tani kishin kryer më shumë se 1 mijë grabitje

Edmond dhe Eduard Trushti janë dy vëllezër binjakë, të cilët nuk mund të dallohen asesi nga njëri-tjetri, përpos se me anë të gjurmëve të gishtërinjve. Me origjinë nga Shqipëria, ata kanë jetuar gjatë në Castiglione delle Stiviere.

Ata kanë të njëjtën veshje dhe paraqitje. Ata madje visheshin njësoj e nuk dalloheshin dot edhe natën, kur më së shumti kryenin grabitjet. Madje, binjakët ia dolën që të shpëtojnë fillimisht nga burgu dhe kljo falë faktit se ata kishin ADN-në e përbashkët dhe nuk mund të kuptohej dot se kush e ka kryer krimin, shkruajnë mediat italiane.

Makina luksoze, orë me shkëlqim, gjerdan ari të rëndë, festa në klube dhe shumë argëtim. Kjo duket se ishte jeta e shfrenuar e dy binjakëve nga Shqipëria. Autoritetet nuk mund të vepronin dot, për shkak se ata nuk mund të dënonin vëllain e gabuar. Disa herë ata janë arrestuar, por gjykata i ka liruar se nuk dihej se kush ka kryer krimin.

  • foto galeri

Disa ditë më parë gjykata Pordenone lëshoi ​​një dënim të shkallës së parë kundër Eduardit. Hajduti 34-vjeçar u dënua për dyzet vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura në provinca të ndryshme: Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecia. Të gjitha faktet datojnë në një periudhë kohore midis 8 dhe 20 nëntorit 2017. Gjykatësi dënoi Eduardin me gjashtë vjet dhe dhjetë muaj burg, për t’i shtuar pesë viteve të vendosura më parë për 15 krime të tjera që tashmë rëndojnë mbi të. Dy vëllezërit akuzohen se kanë kryer më shumë se 100 vjedhje në territorin italian.

Falë veprimtarisë së madhe hetimore të kryer nga hetuesit gjatë këtyre viteve u zbulua “modus operandi” i saktë i të dyve: binjakët vepruan natën kur pronarët flinin, ku shpesh në shënjestër ishin vila të mëdha. Ata kryenin zhbllokimin e derës me një pajisje elektrike pa zhurmë. Vëllezërit madje në disa raste kishin përdorur edhe dhunë ndaj pronarëve të banesave. Policia sekuestroi 2 makina dhe sende të tjera të vjedhura ndër vite nga shqiptarët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb