Atmosfera në shtëpinë e Milanit nuk është aspak pozitive, kjo ishte e pritshme pas humbjes kundër Torions, por për të ndezur dhe një herë ambientin ka menduar Bakayoko. Mesfushori francez u paraqit me rreth një orë vonesë në seancën e fundit stërvitore, sipas tij, i kishte mbaruar benzina, por ky justifikim nuk është pritur aspak mirë me drejtuesit e klubit të cilët mund ti vendosin një gjobë prej 90 mijë eurosh.

Tiemoue Bakayoko Centrocampista Del Milan Dall Estate 2018 1 1280x720
Tiemoue Bakayoko Centrocampista Del Milan Dall Estate 2018 1 1280×720

As Gatusso nuk ka qenë aspak i qetë, përkundrazi kjo vonesë e Bakayokos e ka tërbuar. Pas Leonardos dhe Gazdis, të cilët shkundën ekipin në një mbledhje për më shumë se një orë, ishte radha e Gattusos të marrë një vendim drastik. Duke nisur nga kjo e enjte e deri të hënën, ekipi do të qëndroj në një grumbullim 5 ditor. Pavarësisht se disa lojtarë u përpoqën ti ndryshonin mendimin, Gattuso ishte i prerë në këtë pikë.

Gennaro Gattuso
Gennaro Gattuso

Lojtarë të caktuar në sytë e Gattusos nuk janë të përkushtuar në maksimum, kjo e ka irrituar edhe më shumë trajnerin i cili i qëndroi deri në fund idesë së tij, grumbullim 5 ditor deri në hënën, në vigjilje të sfidës kundër Bolonjës. Milan kërkon me çdo kusht të sigurojë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm. Gattuso dhe pse i vetëdijshëm se në fund të sezonit nuk do të jetë më trajneri i Milanit, kërkon ti marrë maksimumin 4 sfidave të fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb