Është nxjerrë nga lokali ku u krye vrasja, trupi i pajetë i viktimës, Alfred Dedja.

Siç shikohet në pamjet e siguruara për Balkanweb nga gazetari Igli Celmeta, ekspertët kriminalistikë kanë nxjerrë nga ambientet e lokalit trupin e pajetë të 50-vjeçarit.

Alfred Dedja u qëllua për vdekje brenda në lokal në Ndroq të Tiranës nga Julian Gjoshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Gjoshi dyshohet se është larguar në drejtim të Shijakut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb