Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo do të takohet me të mbijetuarin e vetëm të sulmit të 31 korrikut në Bregun Perëndimor – kryer nga forcat izraelite. Ashtu siç veprojnë gjithmonë, drejtuesit e Real Madridit vendosën po të njëjtin vendim dhe për rastin e 5-vjeçarit, Ahmad Dawabshe.

Pasi prindrit dhe vëllai i tij humbën jetën pas një sulmi me zjarr në banesën e tij, Ahmad mbeti krejt i vetëm. Zëdhënësi i Real Madridit, Raul Serrano Quevedo, ka konfirmuar se klubi ka rënë dakord për të pritur djalin në Bernabeu pas pranimit të kërkesës nga ambasada palestineze.

Por Quevedo tha se vizita e vogëlushit në stadiumin spanjoll do të shtyhet pak muaj më vonë, pasi Ahmed do qëndrojë disa kohë në spital, pas plagëve që ka marrë nga zjarri. Muaj më parë, në vitin 2015, Real Madridi ndihmoi refugjatin sirian Osama dhe familjen e tij që të takojnë ekipin, ndërsa i ftuan që të jetojnë në Spanjë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: