ITALI- “Kam parë vdekjen me sy. Jemi me fat. Dëgjova zhurmën e kamionit dhe kuptova se diçka serioze po ndodhte”. Ky është rrëfimi i Giuseppe La Grassa, 34 vjeç, nga Palermo e Italisë, i cili ishte një nga të plagosurit e sulmit në Berlin. Mësohet se ai ishte në kryeqytetin gjerman me gruan e tij Elizabeth Spider, ndërsa tashmë çifti është kthyer në Palermo. Tgcom shkruan se La Grassa, ka 25 qepje në fytyrë, ndërsa do t’i nënshtrohet një operacioni.

Teksa rrëfen momentet e tmerrit të goditi Berlinin mbrëmjen e së hënës, ku një terrorist hyri me një kamion në një treg Krishtlindjesh e la të vdekur 12 persona, italiani shton se gruaja e tij shpëtoi për mrekulli.

“Gruaja ime është gjallë falë një mrekullie. Ajo ishte duke marrë një sanduiç dhe po vonohej, por u shpëtua nga një vajzë, e cila për fat të keq u shtyp nga kamioni. Unë u godita nga pjesa e pasme e automjetit, pasi ai kishte mbaruar garën e tij kundër strukturave prej druri. Atmosfera në trg ishte shumë e qetë. Ne kishin zënë një hotel në afërsi të tregut dhe ishim duke shkuar për atje. Mbaj mend se kamioni erdhi me shpejtësi dhe përfundoi në kasolle. Pastaj pashë për gruan time. E gjeta e më pas ikëm prej aty.”, rrëfen 34-vjecari. Çifti kishte shkuar në Gjermani për të festuar përvjetorin e martesës dhe ditëlindjen e Giuseppe La Grassa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: