“Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit” Është ky postimi që ndan sot Rama me ndjekësit në rrjetet sociale ndërsa njofton edhe zgjidhjen për foshnjën e sapo ardhur në jetë.

Rama shkruan se i porsalinduri është dërguar në Itali, ku do të jetë në duart e specialistëve, pasi sëmundja e rrallë me të cilën ka lindur trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë.

Postimi i plotë:
Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit?
Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë? Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh? Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali?
Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb