TIRANE

Një 16-vjecar është arrestuar në kryeqytet pas lëvizte me armë. I mituri me inicialet F.T është vënë në pranga në afërsi të një lokali në rrugën “Myslim Keta”

Në momentin që ka parë Policinë 16-vjecari është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16 vjeçarit F. T., banues në Tiranë.

16 vjeçari rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.

Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb