Të paktën katër persona janë arrestuar sot nga policia e Kuçovës.  I riu  25-vjeç i identifikuar si Franko Brisku, është arrestuar për akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa tre personat e tjerë, Erion Kumria 29 vjeç, A.K 17 vjeç dhe 16-vjeçari Sh.P kanë rënë në prangat e policisë për “Heqjen e lirisë”.

Mësohet se Franko Brisku ka tentuar të vrasë me thikë 29-vjeçarin, Erion Kumria, ndërsa dyshohet  se konflikti ka qenë një hakmarrje për kushëririn e tij.

Një muaj më parë Erion Kumria së bashku me personat e lartpërmendur kanë rrëmbyer 18-vjeçarin, E.B.

Ndërkohë gazetarja Endea Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri është në gjendje të rëndë në spitalin Nëne Tereza në Tiranë.

 (BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb