SHKODËR-Një konflikt për pasagjerët është bërë motiv që shoferët e furgonave të zihen mes tyre duke shkaktuar një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit ‘Migjeni” në Shkodër pranë linjave të transportit Shkodër-Tiranë. Mësohet se shoferi që ka mbetur i plagosur i kishte marrë një pasagjer kolegut të tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shoferi është dërguar me urgjencën e spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndaluar autorin dhe vijon hetimet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb