TIRANË- Një i moshuar tenton të djegë veten me benzinë në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Piramidës.

I moshuari Qazim Gapi ka hequr rrobat dhe ka hedhur benzinë në trup. Dëshmitarë thonë se, ai nuk ka lejuar askënd të afrohet. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, që ka shpëtuar të moshuarin.

Ai është shoqëruar në komisariat ku edhe po pyetet nga oficerët e policisë, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe një psikolog.

Në videon e publikuar nga “Jeta osh qef” shfaqen momentet e fundit para aktit tragjik, ku forcat e policisë vrapojnë për të ndaluar të moshuarin të digjet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: