SARANDE- Një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në hyrje të qytetit të Sarandës ka rrëshqitur, por rrëzimi nga mjeti ka rezultuar fatal duke humbur edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Butrintit”, në lagjen numër 1 të qytetit, ndërsa dëshmitarë të rastit, siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” thonë se i moshuari, i identifikuar si Dedë Leka ka qëndruar në rrugë gati 30 minuta deri sa të mbërrinte ambulanca.

Informacion paraprak
Më datë 07.11.2017 rreth orës 11:40, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.1”, tek ”Rrethrrotullimi i Butrintit”, një shtetas duke udhëtuar me biçikletë ka rrëshkitur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuat se shtetasi D.L., 60 vjeç, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin e mjetit biçiklet prej lagështirës së rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb