FUSHE KRUJE- Bagëti të ngordhura, mobilie e orendi shtëpiake jashtë funksionit, në fshatin Hasan të Fushë-Krujë banorët kanë humbur çdo gjë.

Gazetari Mariglen Mërtiri me kamerën e News 24 ishte afër banorëve të zënë në befasi nga vërshimi i ujit pas orës dymbëdhjetë të natës.

Ata tregojnë momentet e tmerrit që kanë kaluar dhe se si humbën gjithçka kishin ndërtuar me mund në pak minuta, për “News 24” dhe “BalkanWeb”.

Bashkim Gjoka, një banor i fshatit, hap dyert e shtëpisë së tij dhe ngre duart nga qielli, duke lënë pamjet të flasin vetë.

Më erdhi si bombë, 72 vjeç burrë si mbrëmë s’më ka rastisur ndonjëherë. Na ka ardhur një metër ujë. Nuk më ka mbetur asnjë send me jetu. Firgorifer, lavatrice, divane, bufe, karrige, nuk kam më asgjë Unë dorëzohem , si mbrëmë s’më ka bërë vaki”,- thotë ai.

permbytje ne fushe kruje

permbytje ne fushe kruje 1

permbytje ne fushe kruje 2

permbytje ne fushe kruje 4

permbytje ne fushe kruje 5

permbytje ne fushe kruje 6

permbytje ne fushe kruje 7
“Dëgjova zhurmë, boritë në rrugë dhe dola në dritare si kishte filluar uji. Nxora makinën fillimisht kur u ktheva të marr njerëzit uji kishte arritur deri në brez. Vërshimi më i madh ishte pas orës 12 të natës”,- tregon një tjetër banor.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: