TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot një foto e cila po qarkullon gjerësisht në mediat online, ku duket një grafit i bërë në një pallat të Tiranës. Në foto siç përshkruhet nga vetë Vasili, duken dy të moshuar të zhveshur ku njëri tërheq tjetrin me litar. Kreu i Grupit Parlamentar teksa e komenton bën fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Pikture
Pikture

Vasili shkruan më tej, se Tirana po përjeton një turp dhe fëlliqësirë që nuk do të shlyhet gjatë nga memorja e qytetit.

“Po Rama dhe Veliaj a kane prinder??(FOTO)
Tirana ka perjetuar nje turp dhe nje felliqesire qe nuk do te shlyhet gjate nga memorja e qytetit.
Ne nje fasade pallati ne zonen e Tiranes se Re pikturohen dy te moshuar te zhveshur dhe ku njeri terheq tjetrin me litar ne qafe.
Perverset qe drejtojne Qeverine dhe Bashkine e Tiranes e kane inkurajuar dhe lejuar me ndergjegje kete felliqsire amorale,te ndyre ne forme e permbajtje.
Kjo letyre e ketyre s’ka asfare te beje me ate tradite te mrekullueshme respekti,dashurie dhe solidariteti shembullor qe shqiptaret kane per te moshuarit.
Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a kane prinder??
Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a i kane te moshuar prinderit??
Po Edi Rama dhe Erion Veliaj jua kane treguar prinderve te tyre kete plehre percmuese ndaj te moshuarve???
Po Edi Rama dhe Erion Veliaj kete percmim ndjejne per prinderit e tyre???
Paçin faqe e zeze qe te dy keta te paturp,te paedukate dhe te percmuar.
Te nderuar miq,shiheni vete me poshte foton e bere publike nga JOQ.”-shkruan Vasili.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb