Pamjet që shihni vijnë nga banesa që ra pre e grabitjes, ndërsa kryefamiljari i saj, Caush Shehaj humbi jetën nga dhuna që ushtruan ndaj tij hajdutët.

Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës. Fqinjë të tij kanë treguar se viktima më herët ka qenë shitës, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kasafortë që ai kishte në banesën e vjetër, që e kishte që nga koha e diktaturës.

“Në kohën e monizmit ka qenë shitës i zonës. Më duket se i njëjti person ka tentuar para 2 vitesh ta vjedhë. Kanë ardhur parmbrëmë dhe e kanë rrahur. Gruan e ka me sklerozë, ai ishte me zemër. Ata jetonin të dy në banesë, fëmijët i kanë në emigracion në Greqi. Ai kishte një kasafortë të kohës së Enverit, dhe menduan se mos kishte lekë. Por ku ka lekë në këtë kohë?! Shkuan para dy vitesh ta vidhin kasafortën, por s’ja morën dot. I morëm vetëm çiften. Tani shkuan dhe e vranë fare”, tha një prej fqinjëve të viktimës.”, tha fqinji për gazetarin e News24, Ervis Kuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb