TIRANE– Duke nisur nga mbrëmja e sotme, në orën 21:00 emisioni ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin në ekranin e News24 do të jetë 3 herë në javë, konkretisht të hënë, të martë dhe të premte në orën 21:00.

Mësohet se nisja e sezonit të ri do jetë e veçantë, pasi i ftuar do jetë ish presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili i ka munguar debatit politik në këto 5 vite.

“A duhet te ishte Gramoz Ruci kryetar i Kuvendit” është tema që trajtohet sonte, ndërsa përballë Bujar Nishanit do jetë i ftuar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
WhatsApp Image 2017-09-11 at 19.05.49
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb