E provoi shumë herë me Juventusin. Më pas tentoi ta arrinte me Paris SG, por sërish nuk ia doli. Por shpresat e Gianluigi Buffon për të fituar një herë të vetme Champions Leagur nuk janë shuar. Megjithëse në moshën 41-vjeçare, portieri italian që vetëm dy ditë më parë prishi kontratën me kampionët francezë ka marrë shumë oferta nga e gjithë bota. Por më e rëndësishmja dhe ajo që e tundon më shumë Buffon vjen nga Barcelona. Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sport”.

Cropw0h0fotonota4buffon
Cropw0h0fotonota4buffon

Duke qëndruar në atë që raporton platforma televizive, klubi katalunjas është gati të presë me krahë hapur portierin. Sigurisht ka edhe kushte, më domethënësi është ai që Buffon duhet të pranojë të jetë zgjedhje e dytë. Portieri i parë është Ter Stegen, ndërsa italiani duhet të marrë vendin e Cilisen, që kërkon të largohet nga Barcelona. Është pikërisht ky detaj që për momentin e detyron Buffon të marrë kohë për t’u menduar, pasi ai nuk është i mësuar me pankinat. Por gjithsesi, tundimi mbetet. Buffon ka fituar gjithçka në karrierën e tij përveç Champions League. Një trofe i kthyer në një “mallkim” për 41-vjeçarin, por transferimi te Barcelona është shansi i fundit dhe më i miri për ta provuar edhe një herë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: