SPANJE

Edhe pse ka humbur që i vogël parakrahun si pasojë e një sëmundje të rrallë, David Aguilar, 19-vjeçari nga Spanja nuk e ka humbur ende shpirtin. Që i vogël i pëlqenin tullat Lego dhe me të ka ndërtuar proteza të ndryshme. Ëndrra  e tij është të diplomohet në inxhinieri dhe të ndërtojë gjymtyrë artificiale për të gjithë.

“Mendova se isha ndryshe dhe i papranueshëm për miqtë e mi. Më pas kuptova se duhet ta nisja pikërisht nga ajo për të cilën më vinte turp”, shprehet djali.

Janë tetë gjymtyrë artificiale të ndërtuara nga i riu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: