Cristiano Ronaldo dhe Neymar bashkë në Torino. Ëndrra e tifozëve të Juventusit bëhet realitet, të paktën gjatë xhirimit të një spoti publicitar të dëstinuar për tregun brazilian. “O’Ney” refuzoi të grumbullohej me Paris SG për sezonin e ardhshëm, duke ndezur tërbimin e klubit francez që ka paralajmëruar masa të rrepta disiplinore dhe financiare.

Cr7 Neymar
Cr7 Neymar

Por kjo nuk e ka penguar sulmuesin brazilian të vizitojë Torinon, ku është takuar me yllin portugez të Juventusit për të xhiruar një reklamë. Fshehtësia e kësaj vizite është prishur nga një foto e publikuar në Instagram nga shoku i ngushtë i CR7.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb