TIRANË- Policia ka shoqëruar në polici 10 persona, pronarë dhe punëtorë të një magazine frigoriferike ku mbahej djathë i skaduar për pica dhe sanduiçë. Djathi në forma të ndryshme vinte nga vendet perëndimore, dyshohet nga Gjermania, dhe iu ndërrohej etiketa e datës së skadencës në magazinën që ndodhet në Qafë Kashari.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale etiketa të falsifikuara dhe djathin e importuar. Djathi për pica kishte skaduar që në muajin dhjetor të vitit 2014 dhe disa sasi të tjera djathi kishin skaduar në fillim të janarit të vitit 2015.

Operacioni u realizua nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy nga 10 personat e shoqëruar do të arrestohen.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: