Luis Suarez ishte futbollisti i ndeshjes mbrëmë në Kupën e Spanjës pasi uruguaiani shënoi golin e vetëm për Barcelonën në gjysmëfinalen e parë kundër Valencia-s.

Gjithsesi sulmuesi arriti të tërhiqte vëmendjen jo vetëm për shkak të golit, por edhe të fyerjes që i bëri mbrojtësit Gabriel.

Pas përfundimit të ndeshjes ish-futbollisti i Arsenal zbuloi se Suarez e thirri atë me një term përçmues ‘cagon’, që do të thotë “i ndryrë”. Edhe pse në fillim Gabriel hezitoi të zbulonte se si i ishte përgjigjur duke deklaruar “se këto çështje i përkasin fushës”, ai gjithsesi zbuloi diçka për mediat:

“Ai më tha se unë isha i ndryrë, ndërsa unë ia ktheva duke i thënë se është një futbollist i mirë, sulmuesi më i mirë numër 9.”

Një përgjigjje brilante kjo e Gabriel e cila padyshim ka patur brenda doza ironie.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb